Ish ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka bërë thirrje për përfaqësim sa më të mirë të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Ai thotë se shqiptarët në këtë vend janë pararojë e proceseve kombëtare, transmeton portali arbresh.info.
“Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë qenë në pararojë të proceseve tona kombëtare. Potenciali i tyre në ndërtimin e një shoqërie europiane është i madh. Potenciali çlirohet përmes përfaqësimit. Një përfaqësim sa më i mirë është garanci për përmbushjen e të gjitha pikave të Deklaratës së Përbashkët të Partive Politike Shqiptare, të 7 Janarit 2017”, shkruan Bushati.
Tutje, Bushati konsideron që një fqinj stabil e në harmoni ndëretnike është në interesin e Shqipërisë.
Në Maqedoninë e Veriut nesër (15 korrik) mbahen zgjedhjet parlamentare.
Të plotë e gjeni shkrimin:
Omani takohet me presidentin Begaj: Faleminderit që jeni gji...
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...