Edhe 7 ditë kanë mbetur deri te marrja e vendimit të radhës të Këshillit Evropian për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Ende është e paqartë ajo çfarë mund të ndodh pas një jave. Kancelarja gjermane Angela Merkel, vendi i së cilës për momentin kryeson me Bashkimin Evropian, thotë se ende janë duke “luftuar” për nisjen e bisedimeve.
“Po përballemi me vështirësi që të mund të mbajmë konferencën ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut. Shqipëria ka bërë progres të madh, por në pyetje është nëse do t’ia dalim në kohë me Maqedoninë e Veriut, pasi akoma ekziston nevoja e negociatave midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut”, tha Angela Merkel – Kancelare e Gjermanisë.
Duke folur për Shqipërinë, Merkel tha se edhe krahas progresit, nuk mund të premtojë se këtë vit mund të nisin negociatat. Këto fjalë kancelarja i tha në video konferencën e sotme me parlamentarët evropian. Theksoi vëmendjen e madhe ndaj Ballkanit Perëndimor, duke shtuar se edhe më tej “ka tensione, por ka edhe progres”.
Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së edhe sot u takuan në Bruksel që t’i shqyrtojnë konkluzionet të cilat duhet të miratohen më 8 dhjetor nga ana e ministrave për çështje Evropiane. “Konsultimet vazhdojnë në këtë temë”, thonë nga Këshilli i BE-së, gjersa pritet që ministrat përsëri të takohen të mërkurën.
Takimi i ardhshëm i Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së do të mbahet më 7 dhjetor.
Janë të mëdha shanset që Bullgaria sërish t’i vendosë veto Maqedonisë së Veriut, për shkak të kontesteve historike, nëse eventualisht brenda kësaj jave nuk ka ndonjë marrëveshje mes dy palëve.
Nga ana tjetër, Shqipëria mund të mos nisë negociatat për shkak të mos përmbushjes së kushteve të paracaktuara, plotësimi i Gjykatës Kushtetuese dhe miratimi i Ligjit anti-shpifje.
Nëse dy vendet nuk nisin negociatat në dhjetor, Këshilli i radhës i BE-së mbahet në muajin mars, kur me BE-në do të drejtojë Portugalia./rtv21
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit