Nga ngjarjet në Turqi nuk priten efekte direkte negative ndaj ekonomisë së Maqedonisë, por e vogël është mundësia për efekte eventuale të mëdha negative transmetuese, vlerëson Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë.
Nga BPRM-ja thonë se duke pasur parasysh pjesëmarrjen e ulët të eksportit ndaj Turqisë në eksportin e përgjithshëm, nuk priten efekte ndaj qarkullimeve ekonomike vendore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Analiza e të dhënave për lidhjen tregtare të ekonomisë së Maqedonisë dhe Turqisë tregon se në vitin 2016-2017 eksporti në Turqi mesatarisht ka përbërë rreth 1.5% nga eksporti i përgjithshëm. Importi i mallrave në Turqi është më i madh dhe përbën rreth 5% nga eksporti i përgjithshëm i Maqedonisë në vitin 2016-2017. Në anën e eksportit, mbizotërojnë hekuri dhe çeliku, tekstili dhe veshjet, pajisjet dhe makinat, plastika, ushqimi dhe pijet. Në gjysmën e parë të viti 2018 eksporti drejt Turqisë është rritur për 14%, ndërsa importi për 10% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, thonë nga BPRM-ja.
Tek investimet e huaja nga BPRM-ja, vlerësojnë se nëse vazhdon gjendja jo e volitshme në Turqi, ajo do të mund të pasqyrohet në derdhjet e ardhshme kapitale nga Maqedonia. Investime turke marrin pjesë me 5.3% në gjendjen e përgjithshme.
Të dhënat e BPRM-së tregojnë se sektori korporativ ka borxh neto financiar ndaj rezidentëve turk në vlerë prej 0.6% nga BPV në gjendje e marsit të këtij viti.
Nuk priten efekte të mëdha të pavolitshme as në pjesën e turizmit, sepse, siç thonë ata, sezoni turistik është në kulmin dhe aranzhimet tashmë janë bërë.
Gjatë viteve të fundit është rritur numri i turistëve nga Turqia që nga viti 2017 ka rritje prej 22% në krahasim me vitin 2016./Telegrafi/
Rama: Në Prishtinë kemi krijuar një koalicion të gjerë për p...
Trump thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarake
“LVV më bëri lojë pas shpine”, Osmani tregon pse...
Aksident fatal në Tiranë, 31-vjeçari me motor përplas për vd...
Gjykata dërgon në paraburgim dy mjekët e arrestuar për ryshf...
Kurti pret nesër në takim Komisioneren, Marta Kos