Anëtari mysliman në presidencën e Bosnjës ka thënë që Bosnja do të apelojë vendimin e gjykatës së lartë të Kombeve të Bashkuara që largon Serbinë nga faji i gjenocidit, pavarësisht nga homologët e tij serb dhe kroat se do provokojë një krizë politike.
“Kërkesa për (rishikim) do të dorëzohet javën tjetër”, ka thënë Bakir izetbegoviq, që udhëheq me partinë më të madhe boshnjake SDA, transmeton portali arbresh.info.
“Ne jemi të interesuar në të vërtetën dhe në procesin e pajtimit të bazuar në të vërtetën”, ka thënë mes tjerash Izetbegoviq.
Vendimi i 2007-s nga Gjykata Ndërkombëtare Drejtësisë zhveshi Serbinë nga përgjegjësia e drejtpërdrejtë për vrasjen, përdhunimin dhe spastrimin etnik në Bosnjë, por arriti në përfundimin se Serbia ka dështuar në përgjegjësinë e saj për të parandaluar gjenocidin./Arbresh.info
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...