Gjatë natës së sotme reshjet e borës që janë në pjesën perëndimore të Maqedonisë do të përhapen në gjithë vendin, ndërsa era në drejtim perëndimor forcohet më shumë dhe me intensitet ku nesër në disa vende do të jetë i fuqishëm deri në 90 km/orë.
Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe nesër dhe të premten, por të premten bora do të jetë e pranishme veçanërisht në pjesët lindore dhe jug-lindore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në shumë vende do të formohet edhe mbulesa prej borës prej 5 deri në 10 centimetra ndërsa në pjesët perëndimore të vendit mbulesa do të arrijë deri 30 centimetra.
Temperaturat maksimale nesër do të lëvizin nga -5 deri 3 gradë celsius ndërsa më ftohtë do të jetë të premten me -7 deri 0 gradë celsius ndërsa temperaturat gjatë mëngjesit do të ulen deri -15 gradë celsius dhe në pjesë malore deri -20./Telegrafi/
Më pak orë pune, më shumë ditë pushimi: Holandezët punojnë 4...
Universiteti i Prishtinës shënon 56-vjetorin e themelimit
Votoi kundër rezolutës për Specialen, Geci: Shumë krenar për...
Në Speciale vazhdon seanca me deklaratat e mbrojtjes
Mot me vranësira dhe reshje lokale shiu, temperaturat deri n...
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...