Petar Bogojeski i Konceptit maqedonas tha se shteti e çon shtetin drejt konfliktit etnik.
“Nëse dita shihet në mëngjes, atëherë jemi të sigurt se Qeveria është në rrugë të gabuar anti-evropiane. Kjo është kundër Kushtetutës dhe nuk respekton amendamentin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, ku kujdeset për përfaqësim të barabartë për qytetarët, ndërsa në anën tjetër vendos kushte për punë në sektorin privat, përkatësisht detyron punësime etnike ndaj sektorit privat me subvencion të punësimeve në bazë etnike apo detyrim për dygjuhësi. Kjo është dhunë klasike”, tha Bogojeski.
Sipas tij, kjo dhunë e pushtetit në mënyrë të drejtpërdrejtë çon drejt konflikteve etnike.
“Kjo nuk është shoqëri për të gjithë, kjo është shoqëri kundër të gjithëve. Kompanive private u pamundësohet të punojnë sipas bindjeve të tyre. Është koha që odat ekonomike në Maqedoni të organizojnë rezistencë”, Bogojeski./Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...