Zvonimir Boban i ka orët të numëruara te Milanit.
Aventurës së kroatit si i ndarë në shtëpi po i vjen fundi, me këtë të fundit që tashmë mund të konsiderohet një ish në shtëpinë e Milanit dhe në orët e ardhshme do të lërë zyrtarisht klubin kuqezi.
Nëse të premten vizita e Gazidis në Milanello dhe mungesa e Boban, Maldinit dhe Massarës ishin fotografia më e qartë e situatës, sëfundmi ka dalë në skenë një letër për shkarkimin përfundimtar të Zvones dhe në orët e ardhshme gjithçka do të bëhet formale.
Me largimin e Boban është e paqartë situata se çfarë do të ndodhë me Paolo Maldinin, ndoshta edhe ish-kapiteni nuk mund ta pranojë dot situatën që krijuar në shtëpinë e Milanit dhe mund të vendosë të largohet.
E gjithë situata ka filluar të tensionohet kur bordi i Milan ka kontaktuar Ralf Ragnick pa konsultimin me dyshen në fjalë.
Ragnick pritet të jetë trajneri i skuadrës së Milan për sezonin e ardhshëm, por ka gjasa që të jetë edhe drejtor sportiv i skuadrës.
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...