Profesori universitar Blerim Reka do të jetë kandidati shqiptar për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ai e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në facebook i cili ka thënë se janë dy arsye pse ka marrë këtë vendim.
Blerim Reka ka thënë se arsyja e parë është pa kandidat shqiptar, rrezikohet rrëshqitja ndaj shtetit monoetnik. Ndërsa, arsyeja e dytë është pa i hyrë përballjes politike, nuk mjaftojnë për ndryshimin e gjendjes.
“Në pamundësi tu përgjigjem gjitha mediave dhe miqve, përmes këtij njoftimi e bëjë publike kandidaturën time të pavarur për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut; me shpresë se do përkrahet. Janë dy arsye për këtë vendim. E para: vetëm me kanidatët maqedonas, pa asnjë shqiptarë, kjo shoqëri multi-etnike, rrezikon të rrëshqet drejt shtetit monoetnik; e shqiptarët vetëm votues, por jo edhe te votuar. E dyta: vetëm kritikat intelektuale – pa i hyrë përballjes politike – nuk mjaftojnë për ndryshimin e gjendjes. Ato, në FB mbeten virtuale, ndërkaq jeta është megjithatë reale. Fundja, historinë e shkruajnë shtetarët; intelektualët vetëm shkruajnë për historinë”, ka shkruar Reka
Mësohet data kur do të hedhet shorti i gjysmëfinaleve të Kup...
Panik në Bosnjë e Hercegovinë – zbrazen raftet e ushqimeve, ...
Nesër nis evakuimi i shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Me...
Haxhiu: Mësuesit po formojnë brezat që do ta zhvillojnë Repu...
Rusia po informon Iranin për objektivat e SHBA/Hegseth: S’je...
Policia në veri të Mitrovicës arreston një person për vrasje...