Vladimir Bilçik, kryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian për bashkëpunim me Malin e Zi, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se Mali i Zi ka nevojë për një qeveri “vërtet” pro-evropiane, pas mocionit të mosbesimit ku u shkarkua qeveria e Dritan Abazoviqit.
“Pas votimit të mbrëmshëm të mosbesimit, Malit i Zi ka nevojë për një qeveri vërtet pro-evropiane që mund t’i japë përparësi reformave strategjike të BE-së mbi interesat e ngushta politike. Mali i Zi mund të anëtarësohet në BE kur të menaxhojë me sukses disa detyra të vështira politike të brendshme. Jemi gati për të ndihmuar”, ka shkruar Biliçk.
Qeveria e Dritan Abazoviqit u shkarkua mbrëmë, me 50 deputetë që votuan pro mocionit të mosbesimit, pas 115 ditësh në pushtet./arbresh.info/
After last night’s vote of no-confidence Montenegro needs a genuinely pro-?? government that can prioritize strategic EU reforms over narrow political interests. Montenegro can join the EU when it manages successfully some hard domestic political tasks. We stand ready to help????
— Vladimír Bilčík MEP (@VladoBilcik) August 20, 2022
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...