Në dy muajt e parë të vitit, investimet e huaja kanë rënë për 12.4 milionë euro, tregojnë të dhënat e fundit të Bankës Popullore të Maqedonisë, shkruan gazeta Koha.
Vetëm në shkurt, investimet e huaja kapnin vlerën prej 19.1 milionë euro, ose krahasuar me muajin janar kur kishte 31.9 milionë euro, minusi arrin në 12.4 milionë.
Njëjtë është edhe në mars të këtij viti, kur krahasuar me marsin e vitit të kaluar, investimet e huaja shënojnë ulje prej gati 17 milionë euro (në marsin e vitit 2016, investimet e huaja arritën në 34.2 milionë euro).
Në mars të këtij viti, investimet direkte të huaja arrinin në 17.5 milionë euro, ose gati 2 milionë më pak se muaji shkurt i po këtij viti.
Klinika Stomatologjike kryen suksesshëm rehabilitimin protet...
Rama në Tivat për Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Fokus në z...
Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndih...
Merz dhe Macron me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt ...
Dy persona therën me thikë në Prizren, policia zbulon detaje...
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...