Kuvendi i Malit të Zi sonte votoi pro mosbesimit të Qeverisë së drejtuar nga shqiptari Dritan Abazoviq.
Pro rënies së Qeverisë votuan 50 deputetë, ndërsa kundër një deputet.
Seanca, e cila nisi paraditen e së premtes, përfundoi në orët e vona, ku pati debat në mes deputetëve të pozitës dhe iniciuesit e mocionit të mosbesimit të drejtuar nga deputetët e Partisë Demokratike Socialiste të presidentit Millo Gjukanoviq, mbështetur nga pesë parti.
Abazoviq në seancën e Kuvendit tha se gjatë 100 ditëve të punës së tij, janë bërë shumë punë për të cilat koha do të tregojë.
Ai gjatë ditës u pyet nëse do të dalë si kryeministër nga seanca e sotme.
“Unë do të dal si fitimtar, pozitat nuk kanë rëndësi por është e rëndësishme vizioni dhe puna e ndershme për vendin”, u shpreh ai.
Abazoviq është zgjedhur kryeministër i Malit të Zi më 28 prill, derisa mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë që drejton ai është thirrur pas marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe.
Rrahje masive në Brazil, gjyqtari ndanë 23 kartonë të kuq ...
Ekstradohen nga Shqipëria në Kosovë dy shqiptarë, kërkoheshi...
QKMK: Është bllokuar qarkullimi i automjeteve në dalje të pi...
SPAK dhe PSRK nënshkruan një marrëveshje për krijimin e ekip...
Delegacioni i SPAK-ut vizitë zyrtare në Kosovë, priten në ta...
32 aksidente për një javë në Ferizaj, lëndohen 15 persona