Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut ju ka bërë thirrje publike besimtarëve dhe qytetarëve që të respektojnë masat dhe të jenë të kujdesshëm në lidhje me pandeminë.
Nga BFI thonë se mbrojtja e njeriut është nga qëllimet madhore të ligjit islam.
“Muslimanët e vendit tonë kanë treguar seriozitet dhe përkushtim të pamohueshëm në parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 dhe kanë respektuar si vendimet e Shtetit, edhe ato të Bashkësisë Fetare Islame, por marrë parasysh se kohëve të fundit po përkeqësohet gjendja me pandeminë në Maqedoninë e Veriut dhe evidentohet rritje e theksueshme e numrit të të infektuarve e viktimave, apelojmë deri te të gjithë besimtarët muslimanë dhe qytetarët e vendit tonë që të vazhdojnë t’u përmbahen në maksimum rekomandimeve, udhëzimeve dhe masave anti-covid që dalin nga institucionet përgjegjëse shtetërore, me qëllim mbrojtjen e vetes, familjes dhe shoqërisë në përgjithësi. Duke mos harruar se të gjithë ne, pa përjashtim, mbajmë përgjegjësi para shoqërisë dhe mbi të gjitha para Zotit, doemos duhet të ndjekim porosinë e Tij në Kur’anin Famëlartë: “dhe mos e çoni veten tuaj në shkatërrim, por bëni të mira; Allahu me të vërtetë i do bamirësit” Edhe një herë, shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë të sinqertë për përkushtimin dhe vetëmohimin e të gjithë stafit e personelit mjekësor të cilët, që nga fillimi i kësaj pandemie, kanë qenë në krye të detyrës. All-llahu i shpërbleftë e na mbrojë të gjithëve!”, thuhet në thirrjen e BFI-së.
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...
LDK propozon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, kërkon ...
Hamza: Rritja e çmimit të naftës po varfëron qytetarët, qeve...