BDI në Çair vendosi që opinionit t’ia prezantojë kandidatin për kryetar të ri të Çairit, profesorin dhe veprimtarin sportiv të dalluar, anëtar i BDIsë që nga fillimi, Visar Ganiun.
Aty u vendos që fushatës dhe shtabit zgjedhor t’i prijë doktori i dalluar, zëvendës kryeministri, Bujar Osmani.
Këtë e ka bërë të ditur, Bekir Asani, kryetar i BDI-së në Çair, shkruan arbresh.info.
“Çairi është amanet i përbashkët, i të gjithë neve sepse u themelua si komunë si rezultat i Marrëveshjes së Ohrit, gjakut të dëshmorëve dhe kontributit të gjeneratave të tëra. Çairit dhe qytetarëve të komunës sonë i kemi borxh të gjithë ne, i gjithë Shkupi e më gjërë.Prandaj, betejën që po e fillojmë, nuk do të jetë aspak e lehtë, por jam absolutisht i bindur se duke punuar të gjithë bashkë, do të arrijmë fitoren e përbashkët për të mirën e secilit banor të komunës sonë,” ka shkruar Asani në Facebook.
Ai përmend mijëra punësime shtetërore, me gjuhë e flamur, me sheshe, salla sportive, shkolla, çerdhe e universitete, me spitale, me drejtora, deputet, ministra e funksioner të ndryshëm të të gjitha niveleve, fitimtar e vendimtar, me derë të hapur në çdo institucion.
“Ju duhet ta dini që kjo betejë para nesh nuk është vetëm një garë e thjeshtë zgjedhore, por është përplasje e punës kundër propagandës, veprave kundër shpifjeve, e sinqeritetit kundër gënjeshtrës, e angazhimit kundër mashtrimit.”
/arbresh.info/
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...