Bashkimi Evropian mban sot një konferencë donatorësh për Shqipërinë.
Takimi në Bruksel mbahet për të dhuruar fonde për rindërtimin e Shqipërisë, pas tërmetit të 26 nëntorit.
Tërmeti me fuqi prej 6.4 shkallësh të Richterit la 51 njerëz të vdekur dhe qindra të plagosur.
Sipas vlerësimit të autoriteteve shqiptare, tërmeti shkaktoi dëme në vlerë prej 985 milionë eurosh, ndërsa ndikoi edhe në ngadalësimin e rritjes ekonomike.
“Në total, 202,291 njerëz në 11 komuna janë prekur nga katastrofa”, ka vlerësuar ditë më parë ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, Bledi Çuçi.
Pak ditë pas tërmetit, Komisioni Evropian i ka ndarë Shqipërisë 15 milionë euro ndihmë humanitare./rel/
Sot vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të aku...
Moti sot në Kosovë
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...