Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit shqiptar, Edi Rama duke thënë se ndërhyrja politike prish forcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijanciç ka thënë se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka një perspektivë të qartë evropiane, siç është konfirmuar së fundmi nga Këshilli Evropian, transmeton lajmi.net.
“Ne punojmë me të gjithë partnerët në rajon për të arritur këtë qëllim duke u bazuar në parimet e pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal”, ka thënë Kocijanciç.
Ajo ka theksuar se çdo formë e ndërhyrjes politike prish forcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajon.
Rama dje deklaroi se nuk përjashtohet mundësia e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën në qoftë se nuk ka asnjë shans për anëtarësim në BE.
Aksident me fatalitet në Koshare të Ferizajt, një i vdekur
Pamje nga vetaksidenti tragjik në Dollc të Klinës, shoferi n...
Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së nga Jabllanica e Madh...
Dyshja e Kosovës në formacionin e sezonit në Zvicër
e-Albania 2.0, Rama tregon platformën: Hap i ri në transform...
Ushtria izraelite sulmon flotën humanitare që shkonte në Gaz...