Eurokomisari Johannes Hahn, i cili prej dje është për vizitë në Maqedoni, sot ai në MPB do të dorëzojë çertifikata për dhurimin e 33 automjeteve të terrenit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Prej tyre, 31 dedikohen për nevojat e Policisë kufitare të MPB-së dhe dy automjete terreni janë për nevojat e Qendrës për menaxhim me kriza (QMK). Nga Delegacioni kumtojnë se mjetet janë furnizuar përmes fondit të BE-së ‘Masa të veçanta’ qëllimi i së cilës është mbështetja e institucioneve qeveritare në nivel kombëtar dhe lokal.
Në dorëzimin e donacionit në MPB janë paralajmëruar fjalime të Hahn-it, ministrit të MPB-së, Agim Nuhiu dhe drejtorit të QMK, Agron Buxhaku.
Arrestohet në Graqanicë një person i dyshuar për vjedhje në ...
Rama publikon pamjet e xhamisë së rikonstruktuar të Ballies ...
Frika nga lufta në Ballkan, Kosova më pak e shqetësuar se ve...
Arrestohet 26-vjeçari i dënuar me 3 vite burg
Misteri i orëve të fundit të Epstein, dokument i ri ngre pik...
Horoskopi i datës 9 shkurt