Nëse MPB-në e merr LSDM-ja, posti i zv.ministrit i takon VMRO-së, ndërsa kuadri i BDI-së duhet të lë postin. E njëjta gjë vlen edhe për Ministrinë e Financave.
I bie se BDI humb dy zëvendës ministra kryesorë?
Me marrëveshjen e nënshkruar mes liderëve politikë, me të cilën përfundoi kriza politike në Maqedoni dhe formimi i qeverisë kalimtare, shihet se BDI do të humbë dy zv.ministrat kryesorë, atë të Financave dhe të MPB-së, shkruan TetovaSot.
Edhe pse u përfol se BDI nuk do t’i ndryshojë postet, sipas marrëveshjes së nënshkruar nëse MPB-në e merr LSDM-ja posti i zv.ministrit i takon VMRO-së, ndërsa kuadri i BDI-së duhet të lë postin. Kjo vlen edhe për Ministrinë e Financave.
Qeveria kalimtare do të formohet pas dorëheqjes së Gruevskit si kryeministër, ku sipas marrëveshjes ai do të lë qeverinë 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare, që do të mbahen me 14 prill 2016.
Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë i klubeve në botë p...
Aksident në Malësinë e Madhe, kamioni del nga rruga, lëndohe...
Nesër votohet në përfaqësi diplomatike, KQZ-ja del me detaje
KFOR zhvillon stërvitje me helikopterin Black Hawk në Kampin...
Mbingarkesa djeg kabllot në Ferizaj, lë pa rrymë një pjesë t...
Zelensky planifikon të takohet me Trumpin të dielën për të b...