Bashkimi Demokratik për Integrim e vlerëson si të rëndësishëm miratimin e Dekretit nga ana e Qeverisë me të cilin formalizohet përdorimi i gjuhës shqipe edhe në uniformat e policisë.
Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron se me këtë vendim që uniformat e policisë të jenë edhe në gjuhën shqipe, është përmbushur dhe një obligim që buron nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit dhe është në përputhje me Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe të miratuar në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Ky Dekret qeveritar, përbën edhe një hap drejtë plotesimit të obligimit ligjor por edhe të rritjes së mirëbesimit ndërmjet policisë dhe qytetarëve, pasiqë ky mirëbesim do të ndikojë edhe më shumë në krijimin dhe formësimin e institucioneve demokratike në vend”, thuhet në komunikatën për medie të BDI-së.
Bashkimi Demokratik për Integrim konstaton se edhe një tjetër detyrë është kryer me sukses konform Kushtetutës dhe Ligjit që reflekton zbatimin e përpiktë të parimeve të barazisë si garancë e progresit të vendit tonë për një shoqëri të barabartë që synim e kanë integrimin e vendit në familjen e madhe europiane./arbresh.info/
Tërmet i fuqishëm godet Indonezinë, një person mbetet i vdek...
Rikthehet Superliga e Kosovës këtë javë me orar të ri
Macron kërkesë direkte Trumpit: Bëhu më serioz në çështjen e...
I akuzuari dënohet me 4 muaj burg për kanosje pas konfliktit...
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...