Raportimet e disa mediumeve shqiptare në Maqedoni se një numër i deputetëve të partisë së Nikolla Gruevksit (VMRO-DPMNE) kanë penguar hyrjen e Talat Xhaferit në zyren e kryetarit të Kuvendit, po del të jenë të pavërteta.
Kështu të paktën ka deklaruar për “Indeksonline”, deputeti i BDI-së, Artan Grubi. Ai ka sqaruar se Xhaferi prej orëve të hershme të mëngjesit ka nisur takimet me përfaqësuesit e subjekteve politike brenda Kuvendit të Maqedonisë.
“Po, në ora 8:30 ka pas takime me deputetë dhe ka nënshkruar dhe ka kaluar gjitha procedurat për rikthim të punës së Kuvendit”, ka thënë Grubi.
Ndërsa lidhur me mbajtjen e seancës së radhës, deputeti i partisë së Ali Ahmetit thotë se ajo do të mbahet kur të krijohen kushtet.
Ndryshe, ish-ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë, Talat Xhaferi i BDI-së është zgjedhur kryetar i Parlamentit të Maqedonisë. Ai ishte votuar nga shumica parlamentare që përbëhet nga LSDM-ja, BDI-ja dhe partitë e tjera politike shqiptare. Mirëpo, votimi ka ndodhur përkundër protestës së vazhdueshme të deputetëve të VMRO-DPMNE-së që kanë provuar ta bllokojnë votimin.

Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë