Policia gjatë bastisjeve në dy lokacione në Shkup ka arrestuar personat A.I. 26 vjeç dhe S.S. 32 vjeç, të dy nga Shkupi.
Tek të njëjtit policia ka gjetur armë, municione dhe substanca narkotike.
“Gjatë kontrolleve, në shtëpinë e A.I. janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike me pajisje optike, një karikator automatiku me 28 plumba, nëntë pajisje elektronike me magnet, tre kamera digjitale, dy pajisje elektronike, dy thasë me lëndë bimore.
Ndërsa në shtëpinë e S.S. janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike me një karikator plumbash, një pistoletë automatike me një karikator plumbash, një shurdhues, një kuti me 32 plumba 7.62 mm, thikë, një qese me lëndë pluhuri të bardhë”, thonë nga MPB./telegraf

“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia