Kryetari i BDSH-së, Bardhyl Mahmuti, i’u ka dërguar letër të hapur deputetëve të Republikës së Kosovës.
Ja letra e plotë:
Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës,
Kosova është duke u përballur me një presion të jashtëzakonshëm, si asnjëherë më parë që nga periudha e përfundimit të luftës. Në mënyrë të veçantë ky presion rëndon mbi ju deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Në këtë shkrim relativisht të gjatë jam munduar të nxjerr në pah :
– motivet politike dhe ideologjike të Raportit mbi të cilin bazohet krijimi i «Gjykatës speciale»;
– se sa i paqëndrueshëm është qëndrimi se gjoja gjykata, prokuroria dhe tërë mekanizmat ndëshkues që dëshirojnë të krijohen mbi këtë bazë “nuk e paragjykojnë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”;
– se institucionet e lartpërmendura nuk mund të krijohen “për të pastruar historinë e luftës së UÇK-së nga dyshimet për krime dhe transplantim organesh” por institucionet e drejtësisë duhet të krijohen që të ngadhënjejë drejtësia duke i gjetur kriminelët e vërtetë dhe duke i ndëshkuar për krimet e kryera;
– Lista e civilëve të vrarë në Kosovë që u përpilua nga Shërbimi Sekret Serb për t’ia veshur krimet UÇK-së u hodh poshtë nga vet shefi i këtij shërbimi. Ai tregoi se prapa këtyre vrasjeve qëndronte shërbimi që udhëhiqte ai;
– Nuk ka hipokrizi më të madhe se sa heshtja ndërkombëtare në rastin kur shefi i Shërbimit Sekret Serb deklaroi se civilët serbë, shqiptarë dhe pjesëtarë të përkatësive tjera etnike janë vrarë me urdhër të këtij shërbimi;
– Shtetet e demokracive perëndimore është dashur urgjentisht ta mbledhin Këshillin e Sigurimit të OKB-së, të gjejnë modalitetet juridike për transferimin e Radomir Markoviqit dheMilorad Ulemek-Legijan në ndonjë vend të sigurt ku do t’u krijonin kushtet e nevojshme për ndriçimin e të gjitha krimeve;
– Nëse Kosova nuk është në gjendje të imponojë krijimin e institucioneve të mirëfillta ndërkombëtare që do të dënonin krimin ajo nuk mund të bëhet pjesë e fshehjes së krimit. Krijimi i një gjykate speciale mbi bazën e akuzave ideologjik dhe me prapavijë politike nuk i ndihmon drejtësisë. Por, insistimi që të krijohen këto institucione ndëshkuese kundër udhëheqësve të UÇK-së pas zbulimit nga shefi i Shërbimit Sekret Serb se kush qëndron realisht prapa listës së civilëve të vrarë është KRIM I DYFISHTË të cilën deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk duhet ta bëjnë.
Duke shpresuar se materiali në aneks mund t’i hyjë në punë ndonjërit nga deputetët po ua përcjell të gjithëve.(sic)./arbresh.info
New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin
Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria ...
Edi Rama: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë – na...
Napoli i Rrahmanit në finalen e Superkupës së Italisë, mund ...
Haradinaj: Nuk flas më si opozitar, por si qeveritar i nesër...
Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI-së dhe Policisë, arrest...