Banka Botërore mbetet në projektimin e rritjes ekonomike për Maqedoninë që këtë vit arrin në 2.9 për qind, pret që kjo të rritet deri në 3.2 për qind në vitin e ardhshëm.
Në raportin ekonomik të rregullt për Ballkanin Perëndimor që u prezantua sot, thuhet se imazhi ekonomik i shtetit është pozitiv dhe rekomandohet që pas përmirësimit të politikës, theksi të vendoset edhe tek reformat ekonomike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Rritje prej 2.9 për qind Banka Botërore ka parashikuar edhe për Malin e Zi, ndërsa për Shqipërinë është parashikuar rritje prej 3.6, për Bosnjën e Hercegovinën 3.4, për Kosovën 4.4, dhe për Serbinë 3.5 përqind.
“Pengesat kryesore për rritjen janë produktiviteti i ulët i firmave lokale, institucionet e dobëta shtetërore, kapitali njerëzor i ulët, mos pajtueshmëria mes aftësive dhe ndryshimet në kërkesën e tregut të punës dhe pengesat ndaj politikave publike në aspektin e konkurrencës dhe investimeve”, thuhet në raport. Burim stabil i rritjes pritet edhe më tej të jenë investimet e huaja të drejtpërdrejta.
Raporti i rregullt ekonomik i Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor është titulluar “Nevojitet përshpejtim i reformave”. Në të potencohet se pavarësisht rritjes më të fortë në rajon vitin e kaluar, u krijuan më pak vende pune, domethënë vetëm 96,000, gjë që u pasqyrua në dinamikën e kufizuar në sektorin privat, papunësia është zvogëluar, por mbetet e lartë për gratë dhe të rinjtë./Telegrafi/
Numri i viktimave nga protestat në Iran mund ta kalojë shifr...
20-vjeçari rumun humb jetën në burgun e Shkodrës, dyshohet p...
Grenlanda goditet nga ndërprerjet e energjisë elektrike dhe ...
Rama me letër të hapur për Kurtin
Pas testimit të “Skifteri K1”, Future Minds Academy prezanto...
Ndëshkohen tri lokale në Shtime për prishje të rendit dhe qe...