Komisioni Evropian ka njoftuar se është sjellë vendim që kufizimet në eksportin e maskave mbrojtëse të mos vlejnë tashmë për vendet e Ballkanit Perëndimor nga 26 prilli.
Siç informon AIM, rregullorja për autorizime speciale për eksportimin e pajisjeve mbrojtëse në luftën kundër coronavirusit e miratuar në mars i përjashtoi në parim vetëm vendet jashtë BE-së që janë anëtare të zonës së tregtisë së lirë evropiane, përcjell telegrami Maqedoni.
Në kërkesë të autoriteteve prej gjashtë vendeve nga rajoni, Komisioni Evropian e rishqyrtoi vendimin ndalesat të mos vlej për Ballkanin Perëndimor.
Rregullorja aktuale skadon më 25 prill, nga dita e ardhshme Ballkani Perëndimor do të mund të importojë maska mbrojtëse pa leje paraprake, që duhet t’i përshpejtojë procedurat, por dërgon edhe sinjal politik për rajonin.
Rregullorja e re gjithashtu përmban ndryshime për llojin e pajisjeve që kërkojnë autorizim të veçantë. Nga 26 prilli, për vendet jashtë BE-së, EFTA-s dhe Ballkanit Perëndimor, vetëm maska mbrojtëse do të jenë lëndë e lejeve të veçanta të eksportit, ka vendosur Komisioni Evropian. Vendimi do të rishikohet tridhjetë ditë pas hyrjes së saj në fuqi.
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike
Kur mund të mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë?
Abdixhiku: Ne Vjosën nuk e shohim si kuorum, por si presiden...