Avokati Mefail Arsllani ka konfirmuar se Rufki Dogani nga Grupi i Kumanovës e ka djegur qelinë e tij në burgun e Shutkës. “Unë jam në pushim, sapo lexova për rastin tim e kontaktova kolegun tim që është në Shkup.
Ai e ka vizituar Rufki Doganin në burg. Është e saktë se e ka djegur qelinë. Fatmirësisht nuk ka marrë lëndime edhe pse fillimisht është menduar se ka marrë edhe lëndime”, deklaroi avokati Arsllani për Gazetën Lajm, duke konfirmuar këtë lajm që më herët e demantuan nga policia dhe autoritetet e burgut.
Mirëpo Arsllani thotë se prej të burgosurve tjerë ka kuptuar se këtë hap Dogani e ka marrë në shenjë revolte nga maltretimi që po i bëhet. “Rufki Doganin e maltertuan fizikisht pasi edhe pse ka kërkuar ndihmë nga mjeku, ndihma nuk i është ofruar. Këtë e ka bërë në shenjë proteste. Rufkiu prap po maltretohet fizikisht. Nuk ka as ndihmë mjekësore, e as nga shqipfolsat në pushtet”, thotë avokati Arsllani, duke cituar fjalët e të burgosurve që e kanë informuar lidhur me rastin.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...