Avioni i vogël i tipit Cesna P210N i cili dje u rrëzua tek “Majën e Selanikut” ku humbën jetën katër shtetas bullgar, ka pasur leje për aterrim në aeroportin e Shkupit, si aeroport alternativë, njoftojnë nga M-NAV.
“Aeroplani Cesna P210N, i cili u rrëzua dje pranë “Majën e Selanikut” ka pasur miratim që të aterojë në aeroportin e Shkupit në përputhje me planin e miratuar për fluturimet, ku aeroport alternativ ishte aeroporti në kryeqytetin”, thonë nga navigacioni i Maqedonisë.
Nga M-NAV demantojnë pohimet se të publikuar në media se nuk është lejuar që aeroplani të aterojë në Aeroportin e Shkupit.
Nga atje bëjnë thirrje që në interes të hetimeve dhe për respekt ndaj viktimave të mos shpërndahen dezinformata.
Drejtori i M-NAV, Nikollçe Tasevski për AIM-në tha se navigacioni ajror bashkëpunon ngushtë dhe në mënyrë transparente me Komitetin për hetimin e aksidenteve dhe incidentet serioze në aviacion dhe Prokurorinë Publike për kryerjen e hetimeve sa më efikase dhe identifikimin e shkaqeve të aksidentit.
Policia parandalon një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin...
Dogana: Në muajin mars të hyrat arritën në 431 milionë euro
Gjykata refuzon kërkesën e Thaçit, ZPS-së i lejohet dorëzimi...
Zyrtare: Jep dorëheqje presidenti i Federatës së Italisë
Kërcënimi i Trumpit ngre çmimet e naftës në tregjet globale
Nga sekonda në euro: Çfarë po ndodh me njehsorët e rrymës?