Në vend tani për tani nuk është zbuluar prania e etheve afrikane të derrave, bëri të ditur sot Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV), pasi Greqia dje edhe zyrtarisht e konfirmoi rastin e parë të sëmundjes në fshatin Nikokleia në rajonin e Seresit.
“Për shkak të ekzistimit të rrezikut real nga paraqitja e sëmundjes edhe në vendin tonë, ndërsa me qëllim të parandalimit të saj, mbarështuesit e derrave, shoqatat e gjuetisë dhe qytetarët t’i respektojnë vendimet e mara për zbatimin e masave mbrojtëse”, apelon AUV-ja.
Pas dyshimit të parë më tre shkurt autoritetet veterinere të Greqisë dje zyrtarisht e konfirmuan rastin e parë të derrave të sëmurë nga ethet afrikane në një familje rurale me 32 derra. Bëhet fjalë për mbarështuesit në fshatin Nikokleia në rajonin e Seresit.
Përveç në Greqi, sëmundja është e pranishme edhe në Serbi dhe Bullgari, ku sipas të dhënave zyrtare të cilat i merr AUV-ja, në bazë ditore paraqiten vatra të reja te derrat e egër, më së shumti në Bullgarinë verilindore dhe në kufirin me Rumaninë.
Ethet e derrave janë paraqitur edhe në Poloni, Lituani, Rumani dhe në vende të tjera./telegrafi
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...