Shkup, 21 prill – Me rastin e festave të Pashkëve, automjetet e transportit publik nesër do të funksionojnë me itinerarin e së dielës, me përjashtim të autobusëve në linjat 11, 11A, 18A, 32, 47A, 51, 55, 55B, 56, 56A, 64A, 65A, 70, 74, 80A, 81, 118, 160 dhe 180, të cilët do të qarkullojnë sipas rendit javor, kumtuan nga Ndërmarrja Qarkulluese Publike “Shkup”.
Të shtunën (23 prill), të dielën (24 prill) dhe të hënën (25 prill) autobusët në të gjitha linjat do të qarkullojnë sipas itinerarit të së dielës.
Nesër dhe të dielën nga ora 07 deri në 14 do të jenë në shërbim biletaritë e Qendrës Transportuese, Tregut të Gjelbër dhe biletarisë në Gjorçe Petrov. Të shtunën do të funksionojnë normalisht të gjitha biletat dhe qendrat e personalizimit, ndërsa e hëna është ditë jopune për të gjitha pikat e shitjes.
Teleferiku në Vodno nesër, të shtunë dhe të diel, nga ora 10 deri në 18 do të funksionojë normalisht ndërsa të hënën nuk do të punojë.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës