Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi bëri të ditur se sot lëshohet në përdorim aplikacioni i quajtur Lexues Audio dedikuar personave të verbër infirmon Tetovasot. Ky aplikacion tejet i rëndësishëm për këtë kategori të qytetarëve tanë është financuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në partneritet me Programin për zhvillim të Kombeve të Bashkuara dhe Shoqatën nacionale të personave të verbër deklaroi Grubi.
Përmes këtij aplikacioni, personat e verbër në RMV për herë të parë fitojnë një vegël funksionale, bashkëkohore dhe adekuate e cila do tu mundësoj atyre pavarësi më të madhe në të gjitha fushat e jetës dhe me këtë edhe pjesëmarrje më aktive në jetën shoqërore.
“Së shpejti promovojmë edhe versionin SHQIP të aplikacionit i quajtur HANA dhe në këtë mënyrë përveç qytetarëve tanë nga Maqedonia e Veriut, të njëjtin do të mund ta përdorin edhe shtetet e rajonit si Kosova, Shqipëria, Lugina e Preshevës dhe gjithandej ku flitet shqip” tha Artan Grubi./Tetovasot/



Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...