Qeveria do të vazhdojë të japë dhe shkëmbejë ide derisa të tejkalohen problemet dhe pengesat me Bullgarinë, tha zëdhënësi i qeverisë Dushko Arsovski sot në përgjigje të një pyetjeje gazetari pse i dërguari special nuk e informoi publikun pasi u kthye nga Sofja për letrën që ai u paraqiti autoriteteve bullgare.
“Qeveria dhjetë ditë më parë informoi, ndërsa tregoi edhe Përfaqësuesi Special i Qeverisë, se dokumenti përmban një shkëmbim idesh që ne vazhdimisht i japim dhe do të vazhdojmë t’i japim, derisa të tejkalojmë problemet dhe pengesat që Bullgaria ka paraqitur për integrimin tonë evropian, pra për hapin tjetër, që është mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare”, tha Arsovski.
Të hënën e kaluar, Kryeministri Zaev në lidhje me negociatat me Bullgarinë dhe përmbajtjen e letrës dhe bisedimet e Përfaqësuesit Special të Maqedonisë së Veriut Vllado Buçkovski në komunikim me Sofjen, nënvizoi se idetë shkëmbehen vazhdimisht me palën bullgare për të kapërcyer pengesat./Telegrafi/
E marta sjell mot dinamik, diell, reshje dhe erëra të forta
Negociatori iranian thotë se Teherani është “i përgati...
Abdixhiku e Osmani vazhdojnë së bashku vizitat nëpër familje...
Moti nesër me vranësira e shi
Yamal tërhoqi vëmendje në Barcelonë – valëviti flamuri...
Këta janë gjashtë kandidatët e vetëm të PSD-së për zgjedhjet...