Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, Blendi Hodai njoftuan se kanë arritur të zgjidhin mosmarrëveshjet për organizimin e maturës shtetërore.
Sipas njoftimit nuk do të ketë provim ekstern dhe ajo do të kalojë në provim intern, ndërsa matura shtetërore në vend se më 29 maj, do të mbahet 5 qershor.
Kryeministri njoftoi se do të formohet grup të punës nga anëtarë të Byrosë së Arsimit dhe të Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme për të definuar detajet.
Blendi Hodai nga UNSHM-ja njoftoi se matura shtetërore do të jetë me dy provime interne dhe dy eksterne, por provimi ekstern do të zbresë në rangun e provimit intern./telegrafi
Rusia dërgon emigrantë në Evropë përmes tuneleve sekrete
U arrestua në Merdar me 1 milion euro, pezullohet nga detyra...
Spiropali me humor ndaj Kurtit: Albin, e ke sjellë diellin s...
Spiropali vazhdon takimet me liderët në Kosovë, pritet nga H...
Bunjaku: Do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë dhe për kët...
Së shpejti hapet konkursi për ushtarë të rinj në FSK