Mbrëmë, një orë para mesnate në rrugën “29 Nëntori” në Tetovë policia ka privuar nga liria 30 vjeçarin O.M. nga fshati Xhepçisht të Tetovës. Ai është kapur menjëherë pas kryerjes së veprës penale ‘vjedhje’ në një barnatore në të njëjtën rrugë, ku fizikisht ka sulmuar punonjësen e barnatores dhe i ka marrë të hollat nga qarkullimi ditor. Paratë e vjedhura i janë marrë dhe kthyer pronarit, shkruan Alsat.
Pas arrestimit mësohet se personi në fjalë është kërkuar me fletarrestim për vuajtje të dënimit prej 2 viteve, për veprën penale “vjedhje e rëndë”. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të përgatitet padi përkatëse. /Alsatm/
Ministria e Familjes autorizon njësinë inspektuese për rasti...
Tragjedia në Vjenë, MPJD:Po koordinohemi me familjarët për k...
Aktakuzë ndaj 4 personave për falsifikim të rezultateve të v...
Gjobitet një firmë dhe punonjësi i saj për ndotje të rrugës ...
Abdixhiku reagon për vdekjen e tre kosovarëve në Austri: Dhi...
Kush është Esmail Khatib, zyrtari tjetër iranian që Izraeli ...