Është arrestuar Afrim Ukshini, i cili ka qenë i dënuar në rastin e Sopotit. Ukshini ishte në arrati dhe ishte dënuar në mungesë. Policia sot e ka arrestuar ne vendkalimin kufitar Tabanovc dhe pritet të dërgohet në stacionin policor në Kumanovë, njofton Alsat.
Prokuroria Speciale kishte mbyllur rastin “Sopoti”, në mungesë të fakteve lidhur me akuzën për terrorizëm për 11 banorët e fshatit Sopot të Kumanovës.
Të akuzuar në këtë vepër ishin 11 persona, ata ishin dënuar me mbi 150 vjet burg për një shpërthim që kishte ndodhur në fshatin e tyre, që ndodhet afër kufirit me Serbinë.
Nga shpërthimi i një mine kishin humbur jetën dy ushtarë polak të forcave të NATO-së dhe një shoqërues civil.
Capital T humb një person të afërt
Shokë nga burgu, si e bënë planin të akuzuarit për grabitjen...
Vjosa drejt UNESCO-s, aprovohet dosja për shpalljen Rezervat...
Ilir Meta bisedë telefonike me gazetarët: Në sallën e gjyqit...
Pamje nga shpërthimi në një fabrikë kimike në Kinë
Messi e Suarez krijojnë një klub futbolli