MPB njofton se dje janë arrestuar katër persona në Shkup, për shkak të dyshimit se kanë fshehur mallrat të cilat janë lëndë e tregtisë ilegale dhe mashtrimit doganor.
“Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 15:00 në rrugën “69”, në afërsi të Stacionit hekurudhor në Shkup, policia ka privuar nga liria katër persona: Xh.A. (43), A.B. (32), R.R. (550 dhe G.B. (44), që të gjithë nga Shkupi, sepse tek ta është gjetur dhe konfiskuar një sasi e mallrave të ndryshme pa dokumentacionin përkatës”, njoftojnë nga MPB.
Personat në fjalë, shtojnë nga MPB, u ndaluan për shkak të dyshimit se kanë fshehur mallrat të cilat janë lëndë e tregtisë ilegale dhe mashtrimit doganor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngritët padi adekuate./telegrafi/
Kërkesa e Prokurorisë në Hagë, Kurti: Çdo përpjekje për t’i ...
“Ti smuhesh pa Klodin, po prish çift”, debat mes Elijonës dh...
Emilja Rexhepi paralajmëron se do t’i drejtohet Kushtetueses...
Pas tre muajve në burgjet e Serbisë, lirohet ish-pjesëtari i...
Sahiti rigjen formën në Izrael, shënon tjetër gol me fanellë...
Klodi për ‘martesën’ me Elijonën: S’i kom ra hala pishman