Është anuluar seanca për rastin e Almirit, pasi avokati Asmir Alispahiq duhej të ishte prezent në gjykimin për rastin e Kumanovës, raporton Shenja
Në seancën e fundit gjykata Themelore e Kumanovës nuk e pranoi propozimin e palës së dëmtuar, që në rigjykim të mos pranohen ekspertizat neuropsikiatrike dhe ajo teknike pasi që ekspertët nuk kanë pasur licencë valide gjatë kohës kur e kanë kryer ekspertizën.
Rasti i Almirit është në rigjykim, pasi Gjykata e Apelit kishte konstatuar lëshime të procedurës gjyqësore. Më 5 prill të 2018-tës i akuzuari i parë për shkeljen e Almirit me veturë u dënua me 6 vite burg, babai i Almirit me 6 muaj burg dhe kushërinjtë e tij, nën akuzën “dhunë” u dënuan me nga 9 muaj burg. Seanca e ardhshme është caktuar të mbahet më 6 qershor.
Statistika shqetësuese – Për katër muaj, shtatë persona humb...
Irani: Anijet e Marinës amerikane që përpiqen t’i bllokojnë ...
Yamal para ndeshjes me Atleticon: Nuk ka mbaruar ende, “remo...
Bylbyl Sokoli zyrtarizohet tek Malisheva
Simeone: Do të luajmë siç kemi bërë gjithmonë ndaj tyre, syn...
Bayern Munich “makthi” i Bellingham, a do ta thyej anglezi r...