Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit informon se edhe gjatë situatës së jashtëzakonshme në vend, për shkak të pandemisë së coronavirusit, i ndërmarrin hapat e duhur për të parandaluar korrupsionin.
Ata thonë se në këto kushte në të cilat ndodhet vendi dhe bota, rriten mundësitë për korrupsion, ndërsa për këtë sipas tyre, kanë dëshmuar krizat e kaluara më të vogla në vendin tonë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Do t’u kushtohet vëmendje blerjeve publike, distribuimit të ndihmave shtetërore dhe donacioneve, si dhe punës së inspektorateve. Presim që institucionet të bëjnë gjithçka për të pasur mekanizma anti-korrupsion, në krye me etikën, paanshmërinë dhe transparencën”, thonë nga Komisioni.
Ata ju bëjnë thirrje personave zyrtare dhe subjekteve nga sektori publik që t’i respektojnë ligjet, barazinë, opinionin, normat etike dhe standardet profesionale gjatë kryerjes së funksionit të tyre.
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin