Grupi i Kumanovës në fillim të nëntorit të vitit të kaluar është dënuar me gjithsej 746 vite burg ndërsa familjarë të të burgosurve kanë dorëzuar ankesë dhe kërkesë për ri-gjykim të këtij vendimi.
Familjarët mes tjerash kanë kërkuar që të ketë hetim ndërkombëtar ndërsa. Gjykata e Apelit tanimë duhet të merr vendim rreth kësaj ankese dhe në rast të pranimit të saj duhet që lënda të kthehet në rigjykim.
Për këtë rast, zyrtarë të të dyja vendeve kanë kërkuar hetim ndërkombëtar por deri tani nuk ka pasur ndonjë iniciativë për nisjes së procesit.
”Grupi i Kumanovës” u dënua me akuzën ”Terrorizëm dhe organizim terrorist” për ngjarjet 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë ku një grup i armatosur ka luftuar me policinë dhe ushtrinë e shtetit të Maqedonisë. /Telegrafi/
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...