Partitë politike në Maqedoni, më pak apo më shumë, përdorin fenë në fushatë parazgjedhore. Kështu mendojnë 54,4% e të anketuarve në temën ”Religjioni në fushatë politike – Përdorimi i fesë në fushatë parazgjedhore”.
30,1% e të pyeturve mendojnë ndryshe, pra që feja nuk përdoret aspak, ose përdoret shumë pak në fushatë parazgjedhore. Anketa është realizuar në muajin e kaluar në nivel vendor.
6,9% e të pyeturve mendojnë se përdorimi i fesë dhe simboleve fetare ndikon në përcaktimin e votës. Po kaq mendojnë se ndikimi është deri diku, ndërkaq 7,8% mendojnë se ndikimi është tepër i vogël.
73,5% janë deklaruar se përdorimi i fesë dhe simboleve fetare nuk ndikon në përcaktimin e tyre në zgjedhje.
Sipas të pyeturve, feja është përdorur më pak nga LSDM-ja, pastaj OBRM-PDUKM-ja, PDSH-ja, BDI-ja, Aleanca për Shqiptarët, si edhe Besa.
69,8% e të pyeturve të krishterë, si edhe 77,7% e të pyeturve myslimanë mendojnë se përdorimi i fesë për fushatë zgjedhore paraqet keqpërdorim të saj dhe të ndjenjave të qytetarëve./Telegrafi/
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore