Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, sot para konsujve të nderit tha se ai pret që rritja e BPV-së të jetë 3.5 përqind deri në fund të vitit 2019.
“Të gjitha qendrat botërore si Banka Botërore dhe të tjerët kanë rishikuar parashikimet për rritjen e ekonomisë sonë, të cilat sipas të njëjtëve duheshe të jetë 2.5 përqind për këtë vit. Sipas rritjes në tremujorin e parë dhe të dytë, presim që vitin ta përfundojmë me 3.5% rritje. Ne projektojmë rritje prej mbi tre përqind. Kemi një rritje serioze në investimet bruto dhe rritja e ekonomisë aktualisht gjenerohet nga sektori privat dhe industria”, tha Angjushev.
Ai u kërkoi konsujve të nderit që përmes diplomacisë së tyre ekonomike të ndihmojnë në tërheqjen e investitorëve të besueshëm në burime të rinovueshme të energjisë, fotovoltaikë, rrjetin e shpërndarjes së gazit, një qendër të madhe blerjeje për produktet bujqësore, si dhe kompani të cilët punësojnë kuadër të lartë teknologjik për mbajtjen e rinisë këtu dhe eksportimin e prodhimeve të gatshme.
Synimi ynë, tha ai, nuk është investitorët që kërkojnë punë të lirë, por kompani me një nivel më të lartë të zhvillimit teknologjik./Telegrafi/
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...