Gjenerali Stojançe Angellov në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se nëse ai do të ishte deputet, sot nuk do të votonte për Ligjin e gjuhëve.
“Sikur të isha deputet nuk do të votoja. Por nuk u bëra pasi ju nuk votuat për mua. Gjithsesi! Të mos përsëriten skenaret e zeza. Maqedonia ka përjetuar 500 vite turke, do ta tejkalojë edhe këtë. Kujtoni, turqit u bënë miqtë tanë më të mëdhenj dhe më të sinqertë”, shkruan mes tjerash Angellov.
Përndryshe, sot deputetët e shumicës parlamentare me 64 vota “për” votuan Ligjin për përdorimin e gjuhëve./Telegrafi
OSBE në Shqipëri: Inkurajojmë dekriminalizimin e plotë të sh...
Kurti takoi Apostullin Dr. Eric Kwabena Nyamekye nga Republi...
Macron: Mosmarrëveshja për Grenlandën, thirrje strategjike p...
Nga një muaj paraburgim për tre zyrtarët e komunës së Prisht...
Prokurorja Pula: Të gjithë kandidatëve për deputet që u janë...
Ulutash pret zëvendëskomandantin e AJFC të Napolit, flasin p...