Pa asnjë pikë turpi Hristijan Mickoski i gënjeu qytetarët e Maqedonisë se gjatë periudhës kur ka punuar si këshilltar i kryeministrit të atëhershëm Nikolla Gruevskit nuk ka pranuar mjete financiare, thuhet në reagimin e partisë në pushtet LSDM.
Siç thonë nga LSDM, dokumentet e publikuara në media dëshmojnë se në kohën kur Mickoski ka qenë këshilltar i Gruevskit, për angazhimin e tij janë paguar rreth 2 milionë denarë.
“U vërtetua ajo që qytetarët veçmë e dinin. Hristijan Mickoski i gënjen qytetarët sikur edhe Nikolla Gruevski. Derisa qytetarët janë varfëruar, derisa është shkatërruar ekonomia e vendit dhe janë krijuar borxhe të mëdha, Mickoski i ka kushtuar qytetarëve të Maqedonisë 2 milionë denarë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së./Telegrafi/
Konjufca: Nga Ferizaj në Lipjan, mbështetje për Albin Kurtin
Papa Leo bën thirrje për ‘guxim’ për t’i dhënë fund luftës n...
Pas Emërllahut, Polissya nënshkruan edhe me Ilir Krasniqin
Mimoza Kusari njofton për vdekjen e babait të saj
Ankohet qytetari: Çmimi në raft më i ulët, në arkë më i lart...
Tashmë është e kryer, Paz do t’i bashkohet Realit në v...