Analistët: VMRO-ja përmes punësimeve merr votën e shqiptarëve

16:26 | 28 Shtator 2015
Gita

Ish diplomati, Demiri për Zhurnal thotë se VMRO-ja në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të ofron punësimin e shqiptarëve. Nga ana tjeter edhe profesori Pendarovski ndan mendimin e njejte, se ka shansa reale që qytetarët shqiptarë të votojn për partitë politike maqedonase “Sipas vlersimit tim në zgjedhjet e ardhshme do të ketë më shumë shqiptar që do të votojnë për partitë maqedonase”.

Shkrimi i djeshëm me titull: ”VMRO-ja dhe Gruevski në zgjedhjet e ardhshme mund t’i fitoj 80 mijë vota të shqiptarëve” ka ngritur reagime të shumta në faqen zyrtare të “Zhurnalit” në Facebook, por edhe në opinionin publik.

Një pjesë e komenteve kishte kritike se si është e mundur që një shqiptar nga Maqedonia të votoj në zgjedhjet e ardhshme një parti maqedonase, VMRO-DPMNE.

Sqarim i dilemës se si mund një Shqiptar të votoj një parti maqedonase!

Duke u nisur nga ajo se në zgjedhjet lokale kandidati maqedonas i LSDM-së, Jani Makraduli morri bindshëm vota të shqiptarëve në Çair. Madje rast tjerët ka ndodhur në fshatin Gërcec të Komunës së Sarajit. Kandidati i partisë së Stevco Jakimovskit mori plot 150 vota nga shqiptërt të këtij fshati ku 100 përqind janë banor shqiptarë.

Edhe në zgjedhjet presidenciale, shqiptarët votuan për kandidatët maqedonas, disa për Gjorgje Ivanovin, ndërsa të tjerët për Stevo Pendarovskin.

Bazuar nga këto dëshmi të së kaluar, shansat janë reale që shqiptarët të vazhdojnë, por kësaj rradhe më masovikishtë të votojnë partitë maqedone, të cilën dje përmes një analize e alarmoi Agjencia e Lajmeve Zhurnal.

Qëllimi i shkrimit të djeshëm është që të alarmohen subjektet politike shqiptare në Maqedoni dhe të njejtët të ofrojnë oferta reale të cilët në një afat kohor edhe do të përmbusheshin.

Mirëpo qytetarët shqiptar për shkak të kërkesës biologjike për të mbijetuar shohin si alternativ dhe siguri tek partitë maqedonase, dhe me këtë vihet dyshimi se ata mund votojnë subjektet politike maqedonase, vetëm për shkak të një punësimi.

Madje për këtë problematik japin sqarime edhe analistët e dëshmuar nga Maqedonia. Ish diplomati, Alajdin Demiri për Zhurnal thotë se VMRO-ja në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të ofron punësimin e shqiptarëve.

“Mendoj se VMRO-ja ka ofertë për elektoratin shqiptar, mirëpo oferta është e nivelit të ulët dhe nuk është ofert politike. Është ofertë me spina, ku maqedonasit e përdorin instrumentin e shtetit duke bërë punësime të shqiptarëve ose gjëra tjera pragmatike. Pra me ndonjë ofertë për punë ose ndonjë shërbim tjetër, thot ai duke shtuar se Gruevski punon për të fituar simpatin e shqiptarëve të Maqedonisë.

“Ofanziva e fushatës të fundit të VMRO-së, posacërisht vizita e kryeministrit, Nikolla Gruevski në trojet shqiptare duke filluar nga vërshimet në Tetovë dhe vendbanimet tjera të komunës së Studenicanit dhe Sopishtes, tregon një apetit tjetër të VMRO-së se ajo targeton elektoratin shqiptar.”, ka deklaruar, Demiri.

Ai mendon se qytetarët shqiptarë mund të mendojn për të votuar partinë maqedonase VMRO-DPMNE, për shkak se janë të dëshpruar nga partitë shqiptare.

“Elktorati është krejtësisht i zhgënjyer nga partitë ekszistuese, BDI dhe PDSH, për arsye se kapacitetet e realizmit të premtime qoftë politike, qoftë pragmatike janë duke u shterura dhe dulën se ata funksionojë për veten dhe nuk funskionojnë për elektoratin”, ka theksuar Demiri duke shtuar se një pjesë e shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme do të votojn për partitë e vogla shqiptare.

“Unë mendoj se nuk është koha që shqiptarët të votojnë drejtëpërësdrejti partitë maqedone. Qoftë LSDM dhe VMRO.Për shkak se ka një pengesë të madhe. Pengesa nuk para pragmatizmit, pengesa eshte politike pasi shqiptarët ende nuk mund ta tejkalojnë.Por gjithësesei se ata do të provojn me alternativat e politikës tjera sic janë partitë e reja, Lëvizja e Ziadin Selës, Besa, RDK”, ka deklaruar mes tjerash ish diplomati, Alajdin Demiri.

Nga ana tjetër, profesori universitar, Stevo Pendarovski për “Zhurnal” mendon se ka shansa reale që qytetarët shqiptarët të votojn për partitë politike maqedonase në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2016 .

“Sipas vlersimit tim në zgjedhjet e ardhshme do të ketë më shumë shqiptar që do të votojnë për partitë maqedonase, ky është trend shumë më i mirë se para 5 ose 10 viteve dhe gradualisht do të rritet në të ardhmen. Se si do të efektohet kjo në zgjedhje vlen të shihet,por pas serialit të bombave dhe protestës së 17 majit shumë shqiptarë, turq janë aktvizuar në koalicionin e opozitës dhe premtojn se do të votojnë”, ka deklaruar Pendarovski duke shtuar se që nga viti 1994 shqiptarët tradicionalisht në zgjedhjet presidenciale kanë votuar kandidatët maqedonas.

“Votimi përmes linjave të ndryshme etnike ka pasur gjatë zgjedhjeve presidenciale, Që nga Kiro Gligorovi e deri më sot. Edhe unë vitin e kaluar pata vota të shqiptarëve. Por kjo ndodhë më shumë në zgjedhjet presidenciale”, ka deklaruar për Zhurnal, profesori universitar, Stevo Pendarovski.

Ndryshe, po të ndodh kjo do të shkaktonte një tronditje të madhe në kampin politik shqiptar të Maqedonisë. Me këtë VMRO-DPMNE do të kishte marr një pjesë të madhe të deputetëve shqiptarë, do të siguronte Badenterin në Parlament dhe në institucionet tjera shtetërore. Ndryshe VMRO-ja nga viti 2006 arriti ti uzurpoj të gjithë maqedonasit musliman (torbeshët) e Dibrës, Strugës dhe Mavrovës për shkak se ju garantoi 3 deputetë në Parlament dhe shumë punësime.

Nga ana tjetër, premtimet për flamurin, gjuhën, Marrëveshjen e Ohrit dhe antarësimi në Bashkimin Evropian nuk do të kalon në zgjedhjet e ardhshme.

Me rëndësi për pjesën dërmuese të qytetarëve shqiptar nga Maqedonia është që të gjejnë një vend pune për të mbijetuar dhe janë lodhur nga pritjet e mëdha.

Në vazhdim mund të lexoni linkun e lajmit të djeshëm që shkaktoi reagime të shumta.

Shpërndaje në rrjete sociale