Ambasadori i BE-së në Maqedoni, Aivo Orav tha se vendi ka probleme serioze në aspektin e vlerave të demokracisë, lirisë dhe drejtësisë që promovon Bashkimi Evropian. Ai iu drejtua sot debatit “Bashkimi Evropian duhet të zgjerohet për të përfshirë Ballkanin Perëndimor”, i cili u zhvillua në mesin e studentëve në Universitetin “Shën. Kirili dhe Metodi “, transmeton TetovaSot.
Siç tha Orav, vetëm momentet pozitive të vitit të kaluar për Maqedoninë ishin protestat paqësore anti-qeveritare dhe që liderët politikë kanë treguar një gatishmëri për të diskutuar tejkalimin e krizës politike.
“Sot ka probleme serioze në vendin tuaj, kemi dashur të kthejmë vëmendjen tonë në raportin e tetorit, kur ne u përpoqëm për të apostrofuar problemet e gjyqësorit, të drejtësisë, korrupsionit dhe lirinë e fjalës. Ky është një vend kandidat dhe ne duam që të jetë gati për anëtarësim” deklaroi Orav.
Orav përkujtoi se Maqedonia gjashtë herë deri më tani ka marrë një rekomandim për negociata me Bashkimin Evropian, por që fillimi i negociatave nuk ishte e mundur për shkak se nuk ka pasur konsensus në mesin e shteteve anëtare.
Në muajt e fundit, gazetarët, tha ai, ishin duke u përpjekur për të gjetur fakte pozitive për Maqedoninë që do të përshtaten në raportin e progresit të vendit. Raporti duhet të jetë gati deri më 31 gusht dhe Orav, tha se javën e kaluar kanë ndodhur disa gjëra pozitive. Midis tyre, tha ai, është formimi i Këshillit të Sigurimit të thirrur nga presidenti i vendit, pasi ngjarjet në Kumanovë, protestat anti-qeveritare të cilat ishin paqësore dhe civile, si dhe pas takimeve të liderëve në Strasburg mes Zaevit dhe Gruevskit, i cili tha se ka shpresa se do të rezultojë në një rezultat konkret.
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...