Këshilltari ekonomik në Ambasadën e Federatës Ruse në Maqedoni, Vlladimir Hrisanfov, tha se në fillim të vjeshtës ata i ofruan qeverisë së Maqedonisë të vendosë kontakte me fondin rus për investime të drejtpërdrejta dhe të negociojë mundësinë e blerjes së vaksinës ruse.
“Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe na informoi se personi kontaktues për këtë çështje do të jetë profesoresha Aleksandra Grozdanova, shef i Komitetit Kombëtar të Imunizimit në Ministrinë e Shëndetësisë. Profesoreshës Grozdanova iu dhanë të gjitha informacionet e nevojshme të kontaktit. Një letër u dërgua gjithashtu nga përfaqësuesi i Fondit rus të investimeve direkte, i cili fatkeqësisht mbeti pa përgjigje. Sa i përket kohës së dorëzimit, kjo do të varet drejtpërdrejt nga kur do të dorëzohet kërkesa dhe rezultatet e negociatave në këtë kontekst”, tha Hrisanfov për “Sitel”.
I pyetur se cilat vende e kanë porositur deri më tani, Hrisanfov theksoi se më shumë se 50 vende kanë dërguar kërkesa për furnizimin e mbi 1.2 miliardë dozave të Sputnik V.
Rama tregon planin konkret për hekurudhën strategjike Durrës...
Haradinaj: Ardian Gjini do jetë kandidat për kryeministër në...
Gjyqtari serb Laban kërkoi të përjashtohet nga vendimmarrja ...
Pas masës së përkohshme, VV pret nga Kushtetuesja ta anulojë...
Prishtina tërhiqet nga ENBL, shkak telashet financiare
Kurti në kërkesën dërguar Kushtetueses: Presidentja i takoi ...