Reagon Ambasada Amerikane në Shkup, lidhur me punësimet në kabinetin qeveritar, ku dy prej tyre gjenden në listën e zezë të SHBA-ve.
Pas emërimit të këshilltarëve të posaçëm Ljube Boshkoski dhe bashkëpunëtorit të jashtëm Xhezair Shaqiri, nga përfaqësia diplomatike amerikane, për TV21 konfirmojnë se deri tek Qeveria e Maqedonisë kanë shprehur shqetësimet, për këtë fakt.
“Ne (v.j. ambasada e ShBA-së) ia kemi bërë të ditura shqetësimet tona qeverisë, ku ne shohim probleme me zyrtarët e emëruar”, thuhet në përgjigjen e ambasadës amerikane dhënë për TV21.
Por, përkundër shqetësimit të ngritur, thuhet se kjo nuk paraqet një situatë të patejkalueshme për raportet e punës mes ambasadës dhe qeverisë.
“Zyrtarëve të SHBA-së nuk iu ndalohet që të kenë punë me individë që janë në Listën e kontrollit të pasurive të huaja të shtetasve të posaçëm të përcaktuar (SDN) dhe Personave të Bllokuar”, thuhet në përgjigjen dërguar TV21.
Lista SDN, që njihet ndryshe si “Lista e Zezë” e Amerikës për shtetasit e huaj, sipas ambasadës amerikane në Shkup “është një mjet i rëndësishëm që përdoret për bllokimin e aseteve dhe kufizimin e udhëtimit për të përmbushur politikën e jashtme dhe qëllimet e sigurisë kombëtare të SHBA-ve”./TV21/
Të paktën 18 të vdekur dhe 4 zhdukur nga përmbytjet në Marok
Ambasada afgane në Londër do të mbyllet pas shkarkimit të di...
Ndihmëssekretarja e OKB dhe zyrtaret e larta të UNDP për viz...
Pacolli për fitoren e Kosovës: Dardanëve duhet t’u kërkojmë ...
Fitorja ndaj Qipros, Kurti: Nga një gol për secilin gol të p...
Trepça ‘demolon’ Yllin, për të katërtin vitin me radhë arrin...