Partia opozitare shqiptare Alternativa ka reaguar për arestimet e djeshme gjatë protestës në Tetovë nga ku thonë se kur qytetarët e Tetovës në mënyrë paqësore e të qetë e shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj qëndrimit që ka pushteti kundrejt tragjedisë në spitalin modular, në vend të llogarisë për këtë tragjedi, pushteti vazhdon me presione, duke i arrestuar pjesëmarrësit e kësaj proteste.
Nga atje i bëjnë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme të mos luajë me ndjenjat e tetovarëve. Nëse dikush duhet arrestuar, ata janë drejtuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, të Komunës së Tetovës dhe përgjegjësit e spitalit, por jo protestuesit që reagojnë ndaj atyre që ata i konsiderojnë përgjegjës të djegies në zjarr të familjarëve dhe bashkëqytetarëve të tyre.
Nga atje shtojnë se MPB-ja t’i lirojë sa më shpejt personat që mbahet të ndaluar dhe ata t’i kthejë nëpër shtëpitë e tyre. Në të kundërtën, do të detyrohemi të konsiderojmë se MPB-ja dëshiron ta mbajë akoma të ndezur flakën në Tetovë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...