Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka dhënë një intervistë në televizionin T7.
Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka treguar se kur dhe ku i ka takuar Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Ramush Haradinajn, sot krerë të institucioneve në Kosovë.
“Hashimin e kam njohur në konferencën që e kemi mbajtur në Kollar, në 93-tën”, ka treguar Ali Ahmeti.
“Kadriun nëse s’gaboj pak më herët, për shkak se e ka pasur një Sabitin kushëri, që ka qenë me neve”, ka kujtuar ai në T7.
“Ramushin e kam njohur para 93-tës, diku në 90-tën, në 91-tën”, ka thënë Ahmeti, duke theksuar se me Haradinajn është njohur në Perëndim.
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...