Ali Ahmeti: Po vjen, po vjen kryeministri i jonë, urime Naser

13:57 | 24 Qershor 2020
V. S.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka treguar emrin e kandidatit kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë Veriore.

Në ditën e parë të fushatës, në Konventën e Prespës, lideri i BDI-së ka konfirmuar se Naser Zyberi do të jetë kandidati për kryeministër, ndërsa tha se beson se kjo do të realizohet.

Përmes një postimi në facebook, Ahmeti ka shkruar se po vjen, po vjen kryeministri i jonë, urime Naser.

Postimi i plotë:

Po vjen, po vjen kryeministri i jonë, urime Naser, dalshim faqebardhë në këtë betejë historike që po shemb kufij dhe që po bën ëndrrat realitet.

Për ne, për fëmijët tanë.

❤️9️⃣?

Fotografia e Ali Ahmeti

Fotografia e Ali Ahmeti

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme