Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, mirëpret dhënien e mandatit për formimin e qeverisë së re nga presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, liderit të LSDM-së, Zoran Zaev.
Sipas Ahmetit kjo do të jetë Qeveri reformuese në përputhje me Kushtetutën, shkruan arbresh.info.
“Siç edhe thash qysh në fillim, ne do të veprojmë në përputhje me vullnetin e qytetarëve dhe kthim mbrapa nuk ka,” është shprehur Ahmeti.
Rolin në shumicën e re thotë se do ta vënë në shërbim të reformave në përputhje me pritshmëritë e komunitetit ndërkombëtar, marredhënie të mira ndëretnike dhe Marrëveshjen e Ohrit si dhe integrim në NATO dhe në Bashkimin Evropian.
Krahas këtyre ai thotë se do të punojnë bashkë me hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik./arbresh.info/
Pacolli ndan pamje pranverore: Mbi natyrën që Zoti ia dhuroi...
Asllani me super asistim në ndeshjen ndaj Stuttgartit
Dronët ukrainas “godasin” naftën ruse
Shqipëria dhe Britania nënshkruajnë Dialogun e Brendshëm 202...
Sot nafta një cent më shtrenjtë
Vodhi varëse ari në vlerë prej 12 mijë euro, arrestohet 17-v...