Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet një njoftimi thotë se “dje ishim dëshmitarë të konfirmimit të koalicionit të krimit dhe korrupsionit LSDM-BDI, të cilin u munduan ta arsyetojnë me alibi qesharake”.
“Sot dolën arsyet dhe frytet e vërteta të këtij koalicioni. Gjykata Penale në Shkup shpalli të pafajshëm ish drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov, partner në bizneset dhe tenderët e dy partive të regjimit hibrid. Mijallkov u shpall i pafajshëm në një lëndë që ishte një nga atributet kryesore që përdorte Zoran Zaev në fushatë si opozitarë, dhunën dhe krimin e porositur. Ndërkohë kemi dëgjuar eksponentë të dy partive që flasin herë për partizim të gjyqësorit, herë për veting, e herë për tregti me gjykatës e prokuror”
Nga ASH shtojnë se duke pasur parasysh këtë dhe kur dihet se LSDM dhe BDI udhëheqin edhe pushtetin ekzekutiv edhe atë gjyqsor, tanimë është e qartë se kush e liroi Sasho Mijallkovin.
“Marrëveshja për këtë u nënshkrua dje dhe u ekzekutua sot, ndërsa verdiktin e vërtetë për këto pazare me drejtësinë do ta japin qytetarët”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...