Një alarm për bombë në bordin e një avioni “Turkish Airlines” në aeroportin e Shkupit ka bërë që të anulohet fluturimi për në Stamboll.
Në bordin e avionit ishte edhe presidenti i Maqedonisë, Gjerogje Ivanonv, i cili po udhëtonte drejt Madagaskarit për pjesëmarrje në Samitin e Frankofonisë.
Por pas alarmit të dhënë nga ekipi i sigurimit të presidentit për një bombë në bordin e avionit, është anuluar fluturimi dhe janë kryer kontrolle në bord.
Një qen kërkues i MPB-së zbuloi se nuk bëhej fjalë për bombë, por për një telefon celular aktiv në bagazhin e një shtetasi turk që po udhëtonte nga Shkupi për në Stamboll.
Kompania turke TAV, e cila menaxhon aeroportin e Shkupit, njoftoi se fluturimet nga ky aeroport pas alarmit të rrejshëm kanë vazhduar pa pengesa dhe vetëm me vonesa të vogla shkaku i mjegullës.
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë
Irani nuk do ta mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit, thotë...
Konflikt mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 45-...
Kosova bëhet edhe me një parti të re
E dhimbshme, varrosen babai dhe dy fëmijët që vdiqën dje tra...